Zgjedhjet, BE thirrje qeverisë për zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, përshëndeti udhëzimet e miratuara sot nga KQZ lidhur me financimet e partive.

Në një postim në tëitter, Soreca shkruan se udhëzimet e miratuara sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve krijojnë një ndjekje proaktive të rekomandimeve të OSBE-ODIHR për financimin e partive politike.

Për Sorecën, miratimi i këtyre akteve nënligjore paraqet një hap të parë të mirë në drejtimin e duhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Soreca shton se këto udhëzime duhet të ndiqen nga një përpjekje më e gjerë nga të gjitha palët politike për të siguruar zbatimin e rekomandimeve të tjera të OSBE / ODIHR, që në disa raste nuk kërkojnë amendim të kodit zgjedhor dhe mund të çohen përpara nga qeveria.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekspertët kontabël dhe të auditit do të monitorojnë në terren shpenzimet e partive politike dhe të kandidatëve të tyre për fushatën zgjedhore të 30 qershorit dhe do ti krahasojnë të dhënat me faturat e blerjes.

Ka qenë ky një ndër vendimet që është miratur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të rritur monitorimin dhe kontrollin mbi financimet dhe shpenzimet në fushatë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?