Zgjedhjet e brendshme/ PD cakton kryetarët e grupeve të punës në qarqe, Tirana bën përjashtim
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, pas mbledhjes së zhvilluar pak minuta më parë, ka caktuar kryetarët e grupeve të punës në qarqe që do të funksionojë për zgjedhjet e brendshme në parti. Por varësisht nga proceset, grupet e punës mund të vazhdojnë dhe për zgjedhjet lokale, bëjnë me dije burime nga PD për Politiko.al. Kjo nuk thuhet me siguri, pasi do vlerësohet nga ecuria.
Përjashtim bën qarku i Tiranës, pasi do të ketë një grup punë me më shumë pjesëmarrje. Në secilën nga degët e Tiranës do të ketë 2-3 te deleguar.
Kryetarët e grupeve për çdo qark:
Shkodër-Flamur Noka,
Kukës -Edi Paloka,
Durrës -Oerd Bylykbashi,
Elbasan -Edmond Spaho,
Korçë Arben Ristani,
Vlorë-Fatbardh Kadilli,
Fier-Enkelejd Alibeaj,
Berat-Enno Bozdo,
Lezhë-Arben Ibroja,
Dibër-Kreshnik Collaku,
Gjirokastër -Tritan Shehu.

