Zjarr në Cërrik, flakët përfshijnë ullishten dhe afrohen pranë banesave

Vatra të shumta zjarri kanë shoqëruar këtë sezon veror në bashkinë e Cërrikut, duke mbajtur në gatishmëri të vazhdueshme shërbimet zjarrfikëse.

Një tjetër zjarr u shfaq mesditën e kësaj të diele në Lagjen nr. 1 të qytetit, ku flakët përfshinë një parcelë me ullinj me sipërfaqe të konsiderueshme.

Zjarri u raportua rreth orës 12:45 dhe, për shkak të përmasave të tij si edhe afërsisë me zonat e banuara, në vendngjarje u angazhuan disa mjete dhe efektivë të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Cërrik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Flakët kanë përfshirë ullishten në zonën periferike të qytetit, ndërsa pranë saj ndodhen edhe banesa, duke rritur rrezikun e përhapjes së zjarrit. Temperaturat e larta dhe kushtet atmosferike kanë favorizuar avancimin e flakëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zjarrfikësit vijojnë punën për izolimin e vatrës dhe monitorimin e zonës, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt banesave dhe sipërfaqeve të tjera me bimësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?