Zjarr në ishullin e Sazanit, flakët përhapen me shpejtësi
Aktualitet E Diel, 5 Qershor 2022 16:44
Zjarri në ishullin e Sazanit vazhdon të përhapet me shpejtësi, teksa janë djegur pyjet me pisha pranë ish qytetit të Sazanit.
E vështirë ndërhyrja e forcave, për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së mjeteve për të ndërhyrë. Aktualisht punohet vetëm me mjete rrethanore.
Zjarri në anën lindore të ishullit. Dyshohet për shkak të pakujdesisë.

