Zjarr në Komisariatin e Kavajës, digjen disa prova hetimi
Komisariati i Kavajës është përfshirë nga flakët mesnatën e djeshme duke shkrumbuar makinën e një punonjësi policie, si dhe një tjetër mjet të bllokuar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:37, në parkingun brenda Komisariatit të Policisë Kavajë, ku ka rënë zjarr në pjesën e përparme, të automjetit tip “Citroën”, në pronësi të punonjësit të policisë J. B.
Si pasojë e flakëve është dëmtuar në pjesën e përparme të derës dhe automjeti tip “Mercedes Benz”, i parkuar pranë automjetit tip “Citroën”, pasi ishte i bllokuar nga ana e Specialistëve të Komisariatit si provë materiale.
Shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit dhe nga veprimet e kryera rezultoi se, shkaku i zjarrit ka qenë aksidental, si pasojë e një masë elektrike, në pjesën e baterisë së automjetit tip “Citrown”.

