Zjarr në Lungomare, përfshihet një hotel në flakë, 7 persona përfundojnë në spital
Një zjarr ka përfshirë një hotel në zonën e Lungomares, në Vlorë, duke shkaktuar panik mes pushuesve dhe stafit.
Si pasojë e incidentit, 7 persona kanë marrë ndihmë mjekësore në spital, ndërsa 3 prej tyre janë transportuar drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
Sipas të dhënave paraprake, flakët kanë shpërthyer fillimisht në lokalin e katit të parë të godinës dhe më pas janë përhapur në katin e dytë, ku funksionon hoteli.
Në vendngjarje ndërhynë menjëherë shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët arritën të vënë situatën nën kontroll. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e zjarrit.
KOHA JONË SONDAZH

