Zjarr në maternitetin e Durrësit, nënat shtatzanë me urgjencë drejt Tiranës

Një ngjarje e rëndë është shënuar në maternitetin e Durrësit, ku një defekt ende i pasqaruar ka nxjerrë jashtë funksionit pavionin e katit të katërt të maternitetit të Durrësit, duke djegur pajisjet dhe duke paralizuar krejt operacionet.

Gjatë natës burimet pohojnë se pajisjet e maternitetit janë djegur pas defektit një defekti në rrjetin elektrik, duke bërë të pamundur shërbimin për pacientet që nevojitet te bejne lindje me operacion.

Pacientet janë dërguar me autoambulanca në maternitetet e Tiranës, kurse gjithë nënat për lindje normale mund të trajtohen në katet e poshtme të maternitetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri në momentin e rikthimit të maternitetit në gjendje pune, të gjitha pacientet që duhet të bëjnë lindje cezariane do të dërgohen drejt Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?