Zjarr në një shtëpi private në qendër të Elbasanit, dyshohet i qëllimshëm

Një zjarr ka shpërthyer në qendër të Elbasanit, në një banesë private.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:05, në zonën e njohur si “Kryqëzimi i 1 Majit”, ku sipas burimeve paraprake zjarri ka shpërthyer brenda një shtëpie të pabanuar.

Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur mjetet dhe efektivët e shërbimit zjarrfikës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit në apartamentet përreth.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?