Zjarr në një stallë të Gjirokastrës, digjen të gjalla 80 bagëti

Një zjarr i madh ka rënë mëngjesin e sotëm në një stallë bagëtish në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës, ku si pasojë 80 krerë bagëti janë djegur të gjalla.

Stalla e cila ishte në pronësi të shtetasit Shaban Hamja është djegur plotësisht dhe dëmet kanë qenë të konsiderueshme.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse nuk është bërë e mundur të evitoheshin dëmet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkak për rënien e zjarrit në stallën e bagëtive dyshohet se është bërë një portollambë elektrike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë po punohet për zbardhjen e vërtetë të shkaqeve të zjarrit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?