Zjarr në Novoselë, flakët përfshijnë ullishtet në Trevllazër

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me ullinj në fshatin Trevllazër, në Njësinë Administrative Novoselë, ku flakët vijojnë të jenë aktive.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë fillimisht për izolimin e vatrës dhe më pas për shuarjen e plotë të zjarrit. Ndërhyrja po vështirësohet nga erërat e forta, të cilat favorizojnë përhapjen e flakëve në zonën me pemëtari, veçanërisht në ullishte.

Si pasojë e zjarrit janë djegur disa ullinj në një zonë të njohur për ullinjtë shekullorë. Trevllazëri është përballur edhe më parë me episode të ngjashme, ku flakët kanë prekur kryesisht sipërfaqet me ullinj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zjarrfikësit vijojnë punën për vënien nën kontroll të situatës, ndërsa kushtet atmosferike mbeten sfiduese për shkak të erës së fortë, që rrit rrezikun e përhapjes së zjarrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?