Zjarr në Roskovec, në rrezik disa banesa
Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe toke me bar në fshatin Jakodinë të Bashkisë Roskovec. Në vendin e ngjarjes kane shkuar forcat zjarrfikëse të Bashkisë Roskovec si dhe gjithashtu dhe ato të Patosit dhe Fierit.
Mësohet se nga zjarri rrezikohen edhe disa stabilimente pularish dhe banesa qe ndodhen pranë vendit të ngjarjes.
Deri tani zjarri ka një shtrirje prej rreth 20 hektarësh ndërsa flakët janë përhapur edhe në sipërfaqe toke të mbjella me grurë.

