Zjarret në vend, Von der Leyen: “BE gati të ndihmojë Shqipërinë”

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar për situatën e rënduar nga zjarret në disa vende të Evropës, mes tyre edhe Shqipëria.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Von der Leyen bëri të ditur se Bashkimi Evropian po ndjek nga afër zhvillimin e situatës, ndërsa sistemi satelitor Copernicus po përdoret për të mbështetur operacionet e monitorimit dhe hartëzimit të zonave të prekura.

Ajo theksoi se Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile është në gatishmëri për të ofruar ndihmë për vendet që përballen me situata të vështira dhe kanë nevojë për mbështetje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas saj, presioni nga zjarret është rritur në Shqipëri, Belgjikë, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje-Hercegovinë. Von der Leyen nënvizoi se strukturat evropiane po monitorojnë situatën në të gjithë kontinentin dhe janë të gatshme të ndërhyjnë në rast se kërkohet ndihmë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Evropa mbetet në gatishmëri të lartë për zjarret masive”, shkruan presidentja e Komisionit Evropian, duke garantuar solidaritetin dhe mbështetjen e BE-së për vendet e prekura.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?