Zjarri në barakë, humb jetën gruaja

Një e moshuar ka humbur jetën, pasi zjarri i përfshiu barakën ku ajo jetonte. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji” në Elbasan, rreth orës 19:00.

Sipas policisë viktima është Mike Zenollari, 80 vjeçe. Nga hetimet e para dyshohet se zjarri ka rënë nga pakujdesia, ndërsa e moshuara e ka pasur të pamundur të dalë nga baraka prej druri.

Policia dhe forcat zjarrfikëse pasi kanë shuar zjarrin kanë nisur hetimet për ngjarje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?