Zjarri përfshin resortin në aksin Sarandë-Syri i Kaltër, raportohet për dëme të mëdha materiale
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mëngjesin e kësaj të diele resortin “Mesopotam Agroturizëm”, përgjatë aksit rrugor Sarandë–Syri i Kaltër.
Flakët kanë rënë rreth orës 05:30 dhe janë përhapur me shpejtësi në të gjithë strukturën, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe duke e shkatërruar plotësisht resortin.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Pritet që ekspertiza dhe hetimet në vendngjarje të përcaktojnë rrethanat dhe origjinën e flakëve.
Resorti ishte ndërtuar rreth tre vite më parë dhe ishte kthyer në një nga strukturat turistike të njohura të zonës së Mesopotamit, përgjatë rrugës që lidh Sarandën me Syrin e Kaltër.
Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
KOHA JONË SONDAZH

