Zjarri pranë QSUT-së, banori: Shtëpia 150 mijë euro u bë shkrumb e hi, kam fjetur jashtë
Një banor i pallatit të përfshirë nga zjarri i ditës së djeshme pranë QSUT ka rrëfyer për mediat humbjen e banesës së tij, e cila sipas tij është shkatërruar plotësisht nga flakët.
Qytetari deklaroi se apartamentin e kishte blerë rreth dy vite më parë për 150 mijë euro, ndërsa shtoi se natën e ka kaluar jashtë, pasi nuk ka pasur ku të strehohet në Tiranë.
“Është djegur shtëpia, e kam blerë para dy vitesh 150 mijë euro. Është shkrumbuar. Kam fjetur jashtë, jam nga Dibra, nuk kam njeri këtu”, u shpreh ai.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se rreth 70 apartamente janë dëmtuar nga zjarri i përmasave të mëdha, ndërsa autoritetet po vijojnë verifikimet mbi shkaqet e ngjarjes dhe dëmet e shkaktuara.
KOHA JONË SONDAZH

