Zjarri u dogji banesën, familja Zyberi nga Lezha apelon për ndihmë

E diela e 19 nëntorit ishte e zezë për familjen Zyberi në Lezhë

Një defekt në rrjetin elektrik u shkrumboi banesën në lagjen ‘Skënderbeg” duke u shtuar hallet e jetës së vështirë që kishin

Shtëpia është bërë e pabanueshme, ndërsa dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përballë pamundësisë ekonomike e zonja e shtëpisë, Mimoza Zyberi apelon për ndihmë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mimoza Zyberi: Unë jetoj vetë i treti. Nuk kam të ardhura. Unë nuk kam ku të jetoj, as shtëpi, as materiale dhe asnjë send në botë.

Kjo është hera e dytë që apartamenti i familjes Zyberi shkrumbohet nga flaket e zjarrit. E njëjta situatë është përsëritur edhe në vitin 2013-të për të njëjtin shkak sikurse edhe ngjarja e së dielës së kaluar. Bashkia e Lezhës pas ngjarjes bëri verifikimet por familjes ende nuk i është ofruar asnjë ndihmë.

/Ora News.tv/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?