“Zvërneci nuk ndalet”, Rama për mediat britanike: “Do konsultohemi me palët e interesuara”, protestat u nxitën nga algoritmet

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e fundit në Tiranë dhe debatin për projektin e Zvërnecit, duke i cilësuar protestat aktuale si të ndryshme nga ato të zhvilluara gjatë muajit qershor.

Në një intervistë për median britanike UnHerd, Rama deklaroi se protestat e fundit, sipas tij, kanë një karakter më të theksuar politik dhe janë mbështetur kryesisht nga forca të vogla opozitare, si nga e majta ashtu edhe nga e djathta ekstreme. Ndërsa protestat e qershorit, sipas kryeministrit, kishin një pjesëmarrje më të gjerë dhe përfshinin edhe qytetarë që kishin votuar Partinë Socialiste.

Pavarësisht kritikave, Rama u shpreh krenar për mënyrën paqësore të zhvillimit të protestave, duke e konsideruar këtë një tregues të një shoqërie normale evropiane ku qytetarët kanë të drejtë të shprehin pakënaqësinë e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri përsëriti edhe pretendimin se rrjetet sociale dhe algoritmet kanë ndikuar në mobilizimin e protestuesve. Sipas tij, një pjesë e madhe e përmbajtjes online që lidhet me protestat është prodhuar jashtë Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke folur për projektin e lidhur me familjen e Jared Kushner, Rama tha se përfshirja e emrave të Kushner, Donald Trump dhe Ivanka Trump ka ndikuar në rritjen e vëmendjes në rrjetet sociale. Megjithatë, ai bëri të qartë se qeveria nuk synon të tërhiqet nga projekti i Zvërnecit.

Rama deklaroi se projekti do të vijojë, ndërsa qeveria do të zhvillojë konsultime me palët e interesuara. Ai shprehu bindjen se në përfundim projekti do të jetë i suksesshëm.

Në intervistë, kryeministri hodhi poshtë gjithashtu akuzat për lidhje me krimin e organizuar dhe kundërshtoi përkufizimin e Shqipërisë si “narko-shtet”. Ai theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe krimit është intensifikuar dhe se procesi i integrimit në BE nuk përputhet me këtë përkufizim.

Sa i përket së ardhmes politike, Rama tha se protestat nuk e kërcënojnë trashëgiminë e tij dhe se nuk ka më nevojë t’i provojë asgjë vetes, duke nënvizuar se vlerësimin përfundimtar për qeverisjen e tij do ta bëjë populli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?