Ballkani humbet ndaj Viktoria Plzen në “Air Albania”, por ka shpresa për kualifikim

Ballkani u mund 0-1 nga Viktoria Plzen në “Air Albania”, rezultat që mban kampionët e Kosovës në vendin e fundit në grupin C të Conference League. Ndeshje me dy fytyra për djemtë e Ilir Dajës, të cilët luajtën mirë në 45 minutat e para, por  nuk ia dolën të gjenin golin e avantazhit.

Ndërkohë, Ballkani nuk tregoi asgjë në pjesën e dytë të sfidës. Çekët realizuan golin e fitores nëntë minuta përpara fundit. Sulc shfrytëzoi në maksimum daljen e gabuar të portierit Koliçi dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë.

Ballkani luan takimin e fundit të grupit në “Maksimir” përballë Dinamos. Për t’u kualifikuar duhet fituar në Zagreb dhe Astana nuk duhet të mposhtë Plzenin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?