Besnik Dervishi: Rruga Thumanë-Kashar me pagesën më të lartë në Europë, përdoruesit do të paguajnë 2 herë më shumë se qytetarët e BE-së
Besnik Dervishi: Rruga Thumanë-Kashar me pagesën më të lartë në Europë, përdoruesit do të paguajnë 2 herë më shumë se qytetarët e BE-së
Deklarata e Drejtuesit të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Besnik Dervishi:
Rruga Thumane-Kashar, me gjatësi 20 km dhe kosto ndërtimi 270 mln euro (13.5 mil euro/km) do të jetë me pagesë, duke nisur prej tarifës 2,5 euro ose 12.5 euro/100km). Kjo pagesë penalizon veriun e Shqipërisë, zona më e varfër, duke e thelluar trajtimin preferencial të qeverise e cila në këto 12 vjet në të gjitha projektet e saj e ka diskriminuar veriun e vendit.
Pagesa është nga më të lartat në kontinent pasi vendet e zhvilluara europiane kanë një normë 6.7 cent/km ose 6.7 Euro/100 km.
Ju, të dashur qytetarë shqiptarë, do të paguani rreth 2 herë më shumë.
Ne strategjinë e rrugëve me pagese, te financuar nga BERZH ne vitin 2017, tarifa ishte parashikuar 3.5 – 5 euro/100km.
Në vendin tone kemi 2 shembuj rrugësh me standarde të ngjashme dhe me të njëjtën shpejtësi projektimi, të kompletuar me rrugë dytësore dhe mbikalime.
Rruga Levan-Vlorë me kosto ndërtimi 2.4 milionë euro/km, dhe rruga Fier-Levan e financuar nga bankat europiane BEI/BERZH me kosto 1.8 mln euro/km.
Duke marrë në konsiderate pagesat për përdorimin e rrugës përgjatë 35 viteve, kostoja e Thumanë-Kashar do të shkoje 1.3 miliard euro, pra rreth 60 milion euro/km, e gjitha rëndesë në xhepat e qytetareve.
Për krahasim të kostos, në vitin 2013 në Ministrinë e Transportit është paraqitur nje propozim i pakërkuar nga kompania Kroate ‘Konstruktor’ ku vlera e propozuar e ndërtimit për 66 km rrugë të aksit Thumane- Kashar-Rrogozhinë ishte 460 mln Euro/KM, ose rreth 7 mln euro/km.
Nëse kjo rrugë do të financohej nga BE apo nëpërmjet kredive tregtare, duke përfshire dhe interesin bankar, kostoja do te ishte 10 fish me pak.
Sigurisht, në këtë rast kostoja e ndërtimit, kontrolli i cilësisë dhe afateve të punimeve, nuk do të bëheshin nga institucionet e qeverisë së korruptuar shqiptare, dhe si rrjedhoje klientët e qeverisë nuk do te dhjetëfishonin fitimet.
Të dashur qytetarë,
Kjo është qeveria që bën rrugët më të shtrenjta në botë, me cilësinë më të dyshimtë në Europë. Sikur të mos mjaftonte kjo, qytetarëve u duhet të paguajnë më shumë se europianët e tjerë edhe për koston e lëvizjes. Kjo është një vjedhje e dyfishtë dhe gishti i akuzës duhet drejtuar te qeveria kleptokrate.
Duhet drejtuar te Edi Rama që ua ka mbyllur shqiptarëve të gjitha rrugët duke u lënë hapur vetëm atë të mërgimit;
Që kërkon ta shesë sapunin për djathë nëpërmjet INSTAT, duke thënë se nuk kanë ikur 1 milion, por 495 mijë shqiptarë. Sikur gjysmë milioni të ikur është një shifër ngushëlluese për një vend me 3 milion banorë.
Është në dorën tuaj që t’ia mbyllni Edi Ramës rrugët për te xhepi juaj, arka e shtetit dhe e ardhmja e Shqipërisë, duke e larguar një orë e më parë.
Të bashkuar në betejë, të enjten 11 korrik, ora 20.00 që Rama dhe banda e tij ta kuptojnë se kanë popullin përballë.