111 pemë për lindjen e 1 vajze
Hyam Sundar Paliwal, jeton në një fshat të vogël në Rajasthan të Indisë. Ajo humbi vajzën e saj kur ishte shumë e re, e kjo në bazë të një zakoni. Me një iniciativë të sajën, tashmë është e detyrueshme mbjellja e 111 pemëve për të festuar lindjen e çdo vajze në fshat.
Përveç kësaj, prindërit që mbjellin pemë nënshkruajnë një kontratë duke deklaruar se vajza e tyre do të shkollohet dhe nuk do të martohet para moshës 18-vjeçare. Sipas Paliwal, rreth 60 vajza lindin çdo vit në këtë zonë. Në më shumë se gjysmën e këtyre rasteve, prindërit nuk i donin sepse i shiheshin si më pak të vlefshme dhe si më shtrenjta për ti mbajtur.
Si rezultat i kësaj, programi për mbjelljen e pemëve është një mënyrë për të inkurajuar familjet për të festuar ardhjen e foshnjës vajzë në familje dhe për të luftuar një kulturë të thellë. Siç raporton Al Jazeera, një studim i vitit 2011 gjeti se deri në 12 milion fetuse femra ishin abortuar në Indi gjatë dekadës së fundit.
Qeveria indiane ka vendosur masa të shumta për të parandaluar vrasjen e fetusit femëror. Për shembull, testimi i gjinisë është i paligjshëm në Indi. Pemët janë një hap më tej për të inkurajuar prindërit që ti duan vajzat por edhe të festojnë për ardhjen e tyre në jetë.
/Koha Jonë/ R.SH
KOHA JONË SONDAZH

