17 vite hetime, misteri sesi anëtarë të një familje ecin me katër këmbë

Një komunitet shkencor ka 17 vite që po përpiqet të hedhë dritë mbi misterin e pesë anëtarëve të familjes Ulas në Turqinë juglindore që ecin me të katër këmbë.

Familja kurde jeton e izoluar në një cep të largët të Turqisë. Nga 19 fëmijët e lindur të Rezit dhe Hatisit, të cilët ecin si çdo njeri i zakonshëm, pesë vëllezër ecin me katër këmbë, pra edhe duart kryejnë funksionet e këmbës.

Disa shkencëtarë e kanë përshkruar gjendjen e tyre si “regresive”, por kjo teori ka nxitur kritika nga ekspertë të tjerë të cilët argumentojnë se është një kombinim i faktorëve “gjenetikë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skeleti i tyre është më shumë si ai i majmunit sesa njeriut. Për më shumë se 20 vjet, ekzistenca e familjes mbeti e fshehur, derisa dy shkencëtarë britanikë panë një punim të pabotuar nga një profesor turk në vitin 2005.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?