200 akademikë britanikë akuzohen se kanë ndihmuar Kinën të ndërtojë armë të shkatërrimit në masë

Të paktën 200 akademikë britanikë akuzohen se kanë ndihmuar, pa dashje, qeverinë kineze që të ndërtojë armë të shkatërrimit në masë nëpërmjet rrjedhjes së informacionit.

Times konfirmoi lajmin duke cituar burime të kualifikuara. Ata dyshohet sa kanë shkelur ligjet për eksportimin e pronësisë intelektuale drejt vendeve armiqësore. Akademikët, nëse do të shpallen fajtorë, rrezikojnë deri në 10 vite burg.

Sipas burimit të qeverisë britanike, 200 akademikët punonin në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar. Zyrtarët e Londrës frikësohen dhe për faktin se teknologjia mund të përdoret për shtypjen e disidentëve politikë dhe minoriteteve si myslimanët ujgurë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumë akademikë dyshohet se kanë shkelur pa dashje ligjet duke firmosur marrëveshje tregtare me sipërmarrjet kineze.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?