200 milionë vaksina anti-COVID gjatë prillit, “Johnson & Johnson” furnizon BE

FILE PHOTO: A vial and syringe are seen in front of a displayed Johnson&Johnson logo in this illustration taken January 11, 2021. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration

Kompania farmaceutike “Johnson and Johnson” do të furnizojë Bashkimin Evropian me 200 milionë doza vaksinash në gjysmën e dytë të prillit.

27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë nënshkruan një kontratë me “J&J” për 200 milionë vaksina.

Agjencia Evropiane e Barnave i ka dhënë “dritën jeshile” “J&J” gjatë marsit, duke u bërë kështu vaksina e 4 e aprovuar për përdorim në Bashkimin Evropian, pas Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca.

Vaksina amerikane përveç benefiteve qe ofron lidhur me lehtësimin e transportit dhe të ruajtjes, ajo merret edhe vetëm përmes një doze gjë që përshpejton procesin.

Pavarësisht problemeve me furnizimin e vaksinave në Bashkimin Evropian situata është drejt normalizimit.

SHKARKO APP