2020-ta një ndër vitet më të nxehta

Organizata Botërore Meteorologjike, ka publikuar raportin vjetor për klimën, në të cilin listohen një numër zhvillimesh ekstreme. Por mund të jetë edhe një parashikim i asaj që pritet të pasojë.

Referuar të dhënave të marra nga janari deri në tetor, ekspertët ndërkombëtarë thonë se 2020 mund të jetë një nga 3 vitet më të nxehta të regjistruara pas 2016-ës dhe 2019-ës.

Temperatura mesatare globale është 1.2 gradë celcius më e lartë se niveli para industrial. Pavarësisht efektit ftohës të “La Nina”, 2020-a ka qenë jashtëzakonisht një vit i nxehtë, gjë e cila shihet me shumë shqetësim.

Dekada e fundit ishte më e ngrohta e regjistruar ndonjëherë. Pavarësisht rënies së emetimeve gjatë izolimeve të vendosura nga pandemia koronavirus, përqëndrimi i gazrave serë në atmosferë u rrit duke shënuar një rekord të ri këtë vit. Pasojat tragjike të ndryshimeve klimatike janë ndjerë tepër gjatë 2020-ës.

SHKARKO APP