22-vjeçari i lindur pa këmbë që mundi bulizmin dhe realizoi ëndrrën e tij më të madhe
Zion Clark nga Ohio është kthyer në një shembull frymëzimi për të gjithë, pasi arriti të mposhtë bulizmin dhe të realizojë ëndrrën e tij më të madhe. 22-vjeçari, i cili ka lindur pa këmbë për shkak të një çrregullimi gjenetik, është rritur në shtëpinë e fëmijës.
Por falë mbështetjes së nënës së tij birësuese, Kimberlii, e cila i qëndroi pranë në çdo hap për të mos u ndikuar nga paragjykimet, Zion jo vetëm që mundi bulizmin, por arriti të bëhej një ekspert në mundje, shkruan Daily Mail.
“Fakti se kam lindur pa këmbë nuk më ka penguar të bëj gjërat që unë dua. Njerëzit talleshin me mua sepse nuk kisha këmbë, dhe e vemtja gjë që të mos ndikohesha ishte t’i jepja forcë vetes për të ecur përpara. Ata që të urrejnë janë tifozët e tu më të mëdhenj“. thekson 22-vjeçari.
/abcnews.al
KOHA JONË SONDAZH

