28-vjeçarja zhduket pa lënë gjurmë pasi publikon një foto në rrjetet sociale

Kishte nxjerrë në shitje një fustan nusërie të papërdorur, pak javë para se të zhdukej pa gjurmë. Fundjavën e lënë pas, 28-vjeçarja angleze Samantha Eastwood, u zhduk krejt papritur.

Ajo u pa për herë të fundit në orën 07.45 të së premtes së 27 korrikut, kur përfundoi turnin e punës në Royal Stoke University Hospital, ku punonte si gjinekologe.

Këtë të martë, policia ndaloi një person i cili mendohet se mund të ketë gisht në zhdukjen e Samantha, pasi mendohet se mund ta kishte rrëmbyer, por pas marrjes në pyetje u la i lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia kontrolloi shtëpinë e saj në Baddeley Green, të Stoke-on-Trent. U konstatua se makina e saj ishte parkuar në anë të shtëpisë, ndërkohë që sipas fqinjëve, nuk e linte asnjëherë aty, por në anën tjetër të rrugës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë një fqinj deklaroi se kishte dëgjuar një ulërimë rreth orës 14.00 të së premtes. Bazuar në dëshmitë e banorëve të zonës, Samantha deri para disa kohësh jetonte me një burrë shumë më të madh në moshë.

Xhaxhai i saj, Barry Eastwood, 61 vjeç deklaroi se Samantha ishte në prag të martesës. por shkoi keq dhe u anulua gjithçka.

Në postimin e fundit në Facebook, Samantha kishte nxjerrë në shitje për 400 sterlina fustanin e nusërisë “Alfred Angelo Wedding Dress”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?