29 milion të prekur nga Covid-19 në të gjithë botën

Shifrat vetëm rriten dhe numri i të prekurëve nga Covid-19 në të gjithë botën ka arritur në rreth 29 milion. Shtetet e Bashkuara mbeten vendi me më shumë infeksione, më tepër se 6.4 milion raste. India ia ka kaluar Brazilit, duke zënë vendin e dytë me 4.7 milion. Brazili ka 4.3 milion raste.

Një artikull në revistën ”New England Journal of Medicine”, thuhet se përdorimi i maskës nga të gjithë “mund të ndihmojë në zvogëlimin e fuqisë së sëmundjes dhe të bëjë që një pjesë më e madhe e infektimeve të reja të jenë pa simptoma”.

Nëse ky përfundim është i saktë, thuhet në artikull, përdorimi i maskës mund të shërbejë si një formë vaksinimi “që do të sillte imunitet dhe në këtë mënyrë do të ngadalësonte përhapjen e virusit”, ndërkohë që bota është në pritje të një vaksine.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?