5 vjet që nga vrasja e Gadafit, Libia ende e larë në gjak

Pesë vjet më parë, diktatori Muammar Gaddafi, i cili kishte balancuar përcarjet libiane për të ruajtur stabilitetin, u vra brutalisht nga rebelët e mbështetur nga NATO; por rrëzimi i tij ka rezultuar në kaos dhe gjakderdhje të vazhdueshme ne Libi.

Këto ditë janë shumë të ngarkuara për Libinë. Në kryeqytetin Tripoli, një grup militant ka kundrshtuar të premten e kaluar Qeverinë e Unitetit Kombëtar(GNA) të mbështetur nga OKB-ja, duke deklaruar qeverinë e tyre. Ata kanë konfiskuar një ndërtesë parlamentare dhe kanë shkëmbyer armë zjarri me forcat besnike.

GNA nuk ka një ushtri të duhur të sajën, kështu që Tripoli është kthyer në një mozaik grupesh të armatosura rivale. Disa të mbështetura nga zyrtarë të qeverisë, e disa të tjera të lidhura me grupet islamike apo milicitë në qytete të tjera. Situata është pasqyrim i Libisë në përgjithësi, ku kryekomandantët lokalë dhe milicitë fisnore përcaktojnë jetën e përditshme të njerëzve pa ndonjë lidhje me autoritetet qëndrore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ironikisht, GNA u formua për të kapërcyer përcarjet në Libi, e cila kishte jetuar mes dy qeverive rivale prej muajsh. Ajo në Tripoli u formua nga islamistët, ndërsa tjetra në Tobruk u vlerësua legjitime nga OKB-ja. Megjithatë, kalimi në GNA mënjanoi një gjeneral të fuqishëm, Khalifa Haftar, i cili ishte ministri i mbrojtjes së qeverisë në Tobruk, duke e bërë këtë të fundit të kundërshtojë qeverinë e re. Ai tani është sundimtari i Tobrukut dhe nuk përgjigjet në Tripoli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, avionët luftarakë amerikanë kryenin dhjetëra sulme ajrore rreth qytetit të Muammar Gadafit, Sirte, qytet i cili ra në duart e militantëve të Shtetit Islamik më shumë se një vit më parë, pasi pushteti i tij u gjymtua nga vdekja e liderit libian. ISIS, i cili filloi në Irak, është zgjeruar në Siri dhe Libi gjatë dy viteve të fundit, duke inkurajuar apo organizuar e një sërë sulmesh të përgjakshme terroriste në Evropë dhe SHBA.

Ofensiva në terren është duke u kryer nga milicitë e Misratës aty pranë, një qytet me një rivalitet prej dekadash me Sirten, që ka luajtur një rol të rëndësishëm në mposhtjen e Gaddafit në vitin 2011.

Ndërkohë, të premten, Gjykata e Lartë e Londrës hodhi poshtë një kërkesë të ngritur kundër Goldman Sachs nga Autoriteti Libian i Investimeve (LIA), një organizëm i ngarkuar me investimin e të ardhurave të naftës së vendit në projekte fitimprurëse. Edhe pse gjigandi Wall Street mori 1.2 miliardë $ nga LIA gjatë kohës së Gaddafit dhe i investoi ato në projekte totalisht pa vlerë, fondit libian i është mohuar kompensim për humbjen e tij, fakt së cilit Goldman Sachs i atribuohet si ‘një depresion i paparashikuar financiar’, e jo si keqmenaxhim.

Me sa duket, LIA nuk ka arritur të provojë se punonjësit e saj janë shfrytëzuar nga mikpritësit e tyre, të cilët u kanë dhënë atyre strehime luksoze, por jo shpjegime të rreziqeve të përfshira në investimet që po kryejnë.

Në një pjesë tjetër të Evropës, kryetari i bashkisë së një resorti popullor në Bavari të Gjermanisë të quajtur Garmisch-Partenkirchen, është ankuar tek autoritetet shtetërore për problemet e shkaktuara nga refugjatët, të cilët ai pretendon se janë përgjegjës për shtimin e krimit dhe trazirave publike atje. Nga 250 azilkërkuesit që jetojnë në qytet, 150 janë kryesisht meshkuj të rinj afrikanë të pashoqëruar, të cilët kanë zëvendësuar familjet siriane që ishin strehuar aty deri kohët e fundit.

Ky është vetëm një nga shumë qytete evropiane të prekur nga kriza e refugjatëve, që erdhi pjesërisht nga kaosi i krijuar pas rënies së Gadafit, ndodhi që e bëri Libinë një rrugë kryesore për transportimin e refugjatëve nga trafikantët në BE.

Para trazirave të vitit 2011, Libia kishte një ekonomi të suksesshme, duke përdorur të ardhurat e naftës për të hapur vende pune për qindra e mijëra punëtorë të huaj. Gaddafi gjithashtu goditi kontrabandistët në mënyrë efektive, duke e kthyer vendin e tij në një zonë të kontrolluar emigrimi për Evropën.

Disa liderë evropianë duket të kenë nostalgji për ato kohë. Muajin e kaluar, kryeministri hungarez Viktor Orban, një skeptik-refugjatësh, sugjeroi ndërtimin e një ‘qyteti refugjatësh’ në Libi, ku ata do të mund të mbahen larg nga vendi i tij.

Stimulimi i një rimëkëmbjeje për ekonominë e Libisë është me sa duket një qëllim për të ardhmen e largët. GNA është duke shpresuar të rrisë prodhimin bruto në 900.000 fuçi në ditë deri në fund të vitit, dhe ka raportuar arritjen e prodhimit të 551,000 fuçive në ditë javën e kaluar falë rihapjes së porteve. Por në vitin 2010, Libia prodhonte 1,650,000 fuçi në ditë.

Fakti që persona të armatosur janë duke luftuar mbi infrastrukturën e naftës në vend, dhe që disa të tjerë që kanë nën kontroll disa objekte, nganjëherë bombardojnë objektet e kapura nga rivalët e tyre, nuk do të ndihmojë. As rrëmbimet e punonjësve të huaj, të cilët mund të jenë të dobishëm në rimëkëmbjen e industrisë së Libisë, nuk ndihmojnë.

Vdekja e Muammar Gadafit erdhi në vitin 2011, pasi ai kishte kaluar një dekadë duke u përpjekur për t’u miqësuar me Perëndimin. Gjatë kësaj kohe, ai ka paguar kompensim për bombardimin e aeroplanit Lockerbie, për nxjerrjen jashtë përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë, madje dhe për torturimin fshehurazi të të burgosurve nga Uashingtoni në tokën libiane, në emër të luftës së tij ‘kundër terrorit’. Megjithatë, furtuna e të ashtuquajturës Pranvera Arabe e mori përpara edhe atë – me një marrëveshje të mirë ndihme nga bombat e NATO-s. RT

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?