FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

50 mijë luftëtarë të ISIS janë vrarë në 2 vjet

Të paktën 50 mijë militantë të Shtetit Islamik ISIS janë vrarë që prej kohës kur koalicioni i udhëhequr nga SHBA nisi luftimet në Siri dhe Irak, dy vjet më parë. Sulmet kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik kanë filluar në gusht të vitit 2014.

Zyrtarë të ushtrisë amerikane thanë se kjo është një shifër e matur, pasi numri mund të jetë edhe më i madh. Sipas tyre, numri i të vrarëve nga radhët e ISIS-it tregon se fushata ajrore dhe mbështetja amerikane për forcat lokale ka impakt të madh.

Sipas zyrtarëve amerikanë, sulmet ajrore mund të intensifikohen në zona si Mosuli, qytet në objektiv të ofensivës irakiane, por duke pasur kujdes për të mos vrarë civilë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?