63 orë nga rrënojat, 19-vjeçari turk: Më shpëtoi filmi

Gürkan Öztürk, i cili u nxor pas 63 orësh nga rrënojat e pallatit pesëkatësh në Hatay, të shembur nga tërmeti i fuqishëm i 6 shkurtit, dhe pushtoi mediat në Turqi kur kërkoi një libër teksa po transportohej me ambulancë për në spital. 19-vjeçari, i cili synon të studiojë në fakultetin e Mjekësisë, deklaroi se arriti të mbijetonte nën rrënoja i ndihmuar nga filmat që kishte parë përpara tërmetit.

“Shoh filma, të cilët më mësojnë se çfarë duhet të bëjë kur jam në një situatë të vështirë. Grupet e kërkim-shpëtimit nxorën trupat e pajetë të 23 personave nga rrënojat e pallatit. Vetëm unë arrita të mbijetoj”,-u shpreh 19-vjeçari.

Ai u shpreh më tej gjakftohtësia që tregoi teksa ishte i bllokuar, e ndihmoi atë të dilte i gjallë. “Nuk mendoj se të fillosh të qash do zgjidhësh gjë, njerëzit që veprojnë me gjakftohtësi janë më të suksesshëm”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka rrëfyer se një ndihmë të madhe i ka dhënë filmi “San Andreas Fault”, i cili flet për një tërmet të fuqishëm që godet Amerikën. “Filmi më bëri të mendoj ftohtë. Sapo ndjeva tërmetin u shtriva buzë krevatit. Njerëzit vdiqën duke tentuar të arratisen nga korridori. Unë qëndrova i shtrirë dhe arrita të mbijetojë”,-tha 19-vjeçari.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?