Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.5 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, dollari amerikan blihet me 81.6 lekë dhe shitet me 82.8…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

A shkaktojnë vaksinat infertilitet apo impotencë tek meshkujt? Studimi i ri hedh dritë mbi dyshimet, ja çfarë është zbuluar

Bota E shtunë, 21 Gusht 2021 09:11
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Përkundër miteve që qarkullojnë nëpër mediat sociale, vaksinat anti-Covid nuk shkaktojnë impotencë apo infertilitet të burrat. Ndërkohë, është e vërtetë që virusi SARS-CoV-2, që shkakton sëmundjen e Covid-19, paraqet një rrezik për të dyja çrregullimet.

Deri më tani, janë kryer pak studime mbi mënyrën se si virusi apo vaksinat ndikojnë në sistemin riprodhues mashkullor. Por studimi i fundit nga mjekët dhe studiuesit e Universitetin të Majemit, kanë hedhur një dritë të re mbi këto pyetje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ekipi, ku përfshihem edhe unë, ka zbuluar implikime potencialisht të gjera për burrat e të gjitha moshave, përfshirë burrat më të rinj dhe ata të moshës së mesme, që duan të kenë fëmijë. Unë jam drejtor i Programit të Urologjisë Riprodhuese në Universitetin e Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Majemit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Bashkë me kolegët analizuam indet e autopsisë së testikujve të 6 burrave, të cilët vdiqën për shkak të infeksionit me Covid-19. Rezultati: virusi i Covid-19 u shfaq në indet e njërit prej burrave; ndërsa numri i ulur i spermatozoideve u shfaq në 3 pacientë të tjerë.

Mund t'ju interesojë

Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dhe vendet E5

Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dh...

Para 7 orësh
Aksident i rëndë në New Orleans: cisterna përplaset me anijen turistike me mbi 130 persona

Aksident i rëndë në New Orleans: cisterna përplaset me anijen turistike me mbi 130 persona

Para 8 orësh
Mobilizohen 70 mijë forca policore, Parisi pritet të jetë epiqendra e tubimeve

Mobilizohen 70 mijë forca policore, Parisi pritet të jetë epiqendra e tubimeve

Para 10 orësh

Një pacient tjetër – që i mbijetoi Covid -19 – iu nënshtrua një biopsi të testikujve rreth 3 muaj pasi ishte shëruar nga infeksioni me fillestar Covid-19. Biopsia tregoi se koronavirusi gjendej ende në testikujt e tij. Po ashtu ekipi ynë zbuloi se Covid-19 ndikonte në funksionimin e organit mashkullor.

Një analizë e indeve penile nga dy burra, tregoi se virusi ishte i pranishëm 7-9 muaj pas diagnostikimit të tyre me Covid-19. Të dy burrat kishin zhvilluar mosfunksionim të rëndë erektil (impotencë seksuale), ndoshta për shkak se infeksioni kishte shkaktuar reduktimin e furnizimit me gjak të penisit.

Interesant ishte fakti që njëri nga burrat, kishte vetëm simptoma të lehta të Covid-19. Tjetri ishte shtruar në spital. Kjo sugjeron që edhe ata që kalojnë një formë relativisht të lehtë të infeksionit nga virusi, mund të përjetojnë mosfunksionim të rëndë erektil pas shërimit të tyre.

Këto zbulime nuk mund të cilësohen si plotësisht të habitshme. Tek e fundit, shkencëtarët e dinë se edhe viruset e tjera pushtojnë testikujt e meshkujve, dhe ndikojnë në prodhimin dhe pjellorinë e spermës.

Një shembull: Shkencëtarët që studiuan indet e testikujve nga 6 pacientë që vdiqën nga virusi SARS-CoV i vitit 2006, zbuluan se të gjithë kishin pasur shkatërrim të përhapur të qelizave, me pak ose aspak spermë. Po ashtu dihet se viruset e shytave dhe Zika, mund të depërtojnë në testikuj dhe të shkaktojnë inflamacion.

Deri në 20 për qind e burrave të infektuar me këto viruse, do të kenë prodhim të dëmtuar të spermës. Ndërkohë, disa kërkime shtesë nga ekipi im sollën lajme të mirëpritura. Një studim me 45 burra tregoi se vaksinat Pfizer dhe Moderna mARN, duken se janë të sigurta për sistemin riprodhues mashkullor.

Kjo është një arsye tjetër për t’u vaksinuar: për të ruajtur pjellorinë mashkullore dhe funksionin seksual. Hulumtimi në fjalë, është vetëm një hap i parë se si Covid-19 mund të ndikojë në shëndetin seksual të meshkujve. Mostrat ishin të vogla. Ndaj duhet të ketë studime të mëtejshme.

Por burrat që janë prekur nga Covid-19, dhe më pas kanë përjetuar dhimbje në testikuj, është e arsyeshme të mendohet se virusi ka pushtuar edhe indet e testikujve. Rezultati mund të jetë impotenca. Ata burra duhet të shkojnë tek vizitohen tek një urolog.

Një nga arsyet për hezitimin e marrjes së vaksinës anti-Covid, është perceptimi në mesin e shumë personave, se vaksinat mund të ndikojnë negativisht në pjellorinë mashkullore. Studimi ynë tregon të kundërtën. Nuk ka asnjë provë se vaksina e dëmton sistemin riprodhues të një mashkulli. Por injorimi i vaksinës dhe prekja nga Covid-19, mund ta dëmtojë këtë sistem. / Nga Ranjith Ramasamy- “The Conversation” – Bota.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë
Para 2 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë

Horoskopi i ditës, 14 nëntor: Hëna në Bricjapi sjell qetësi
Para 2 minutash

Horoskopi i ditës, 14 nëntor: Hëna në Bricjapi sjell qetësi

Moti sot, 14 nëntor 2026: stuhi me rrufe në Tiranë, 20°C
Para 3 minutash

Moti sot, 14 nëntor 2026: stuhi me rrufe në Tiranë, 20°C

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 5 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 5 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 20 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 7 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

4 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 9 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.