Abuzojnë dhe shesin djalin e mitur online, arrestohen prindërit në Gjermani (Foto)

Një çift gjerman është dënuar pasi shitën djalin e tyre 10 vjeç pedofilëve në internet në këmbim të parave. Ata i kanë shitur djalin e tyre “Dark Web”, një faqe online që shpesh përdoret dhe nga kriminelët.

Një histoi horrori që tronditi mbarë Gjermaninë. Mediat në vend raportojnë se gjykata e Freiburgut dënoi me 12 vjet e gjysmë nënën e fëmijës dhe 12 vjet babanë e tij.

Berrin T, 48 vjeç dhe Christian L, 39, janë të dy shtetas gjermanë, të cilët jetojnë në Staufen afër Freiburgut. Të dy u akuzuan për abuzimin dhe përdhunimin në mënyrë të përsëritur të djalit, të tyre si dhe shitjen e tij tek meshkujt e tjerë në internet për më shumë se dy vjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Abuzimet e tij janë edhe të filmuara. Çifti gjithashtu duhet të paguajë edhe 42 mijë euro gjobë. Ndërkohë policia në lidhje me këtë çështje ka arrestuar edhe 7 persona të tjerë që po gjykohen të ndarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?