FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Adoleshenti i birësuar në Rusi vret prindërit në Teksas

Një fëmijë i birësuar nga Rusia është arrestuar në Teksas i akuzuar për vrasjen e prindërve të tij birësues.

Policia në qytetin Kroullej tha se Carl Brewer, 17 vjeç, është arrestuar në shtëpinë e prindërve të tij.

Policia ka gjetur trupat e Troy Brewer, 60 vjeç, dhe të Mary Brewer, 63 vjeçe, brenda shtëpisë, mbrëmjen e 29 nëntorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambasada ruse në Uashington ka konfirmuar se Brewer është birësuar nga Rusia dhe se si shtetas rus është regjistruar në konsullatën ruse qysh më 2005. Policia tha se nuk e di ende motivin e saktë për vrasjet. Familja Brewer ka pasur tre fëmijë të birësuar nga Rusia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Carl ka qenë i vetmi që ka qenë duke jetuar ende me prindërit birësues.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?