“Agimi i Artë” organizatë kriminale, protesta e molotovë para gjykatës së Athinës
Pas një procesi gjyqësor që zgjati më shumë se 5 vjet, gjykata greke ka dhënë vendimin për lidershipin e Agimit të Artë duke i shpallur fajtorë dhe se drejtojnë një organizatë kriminale.
Mbi 10 mijë qytetarë u mblodhën jashtë gjykatës ndërsa 68 të pandehurit prisin verdiktin e gjykatësve.
Mbi 2000 forca policore kishin rrethuar zonën, teksa qytetarët kërkonin burgim të gjatë për liderët e lëvizjes së cilësuar naziste dhe mbanin pankarta në duar ku shkruhej: “Frika nuk do të fitojë” dhe “Nazistët në burg”.
Forcat e rendit u detyruan që të përdorin edhe gaz lotsjellës ndërsa nuk munguan edhe përplasjet.
Agimi i Artë fitoi 18 deputetë në zgjedhjet e vitit 2012 ndërsa grekët u goditën nga një krizë e madhe financiare.
Hetimi
Hetimi penal për subjektin politik “Agimi i Artë” filloi me vrasjen e një reperi antifashist në vitin 2013.
Mbështetësi i Agimit të Artë Giorgos Roupakias u rrëfye për vrasjen e reperit antifashist Pavlos Fyass, duke e qëlluar për vdekje me thikë 34-vjeçarin mesnatën e 18 Shtatorit, 2013, në Athinë.
Roupakias u shpall fajtor dhe përballet me një dënim të përjetshëm.
Asnjë nga anëtarët e lartë të partisë nuk ishin të pranishëm në gjykatë kur u dha vendimi.
Michaloliakos dhe anëtarët e tjerë të moshuar përballen me dënime me burg nga pesë deri në 15 vjet.
Anëtarët e Agimit të Artë u gjetën gjithashtu fajtorë për sulmin ndaj sindikalistëve Komunistë dhe udhëheqësit të tyre dhe për përpjekjen për vrasje të peshkatarit emigrant egjiptian, në shtëpinë e tij, në qershor 2012.