Aksident ajror në Nepal, dhjetëra viktima
40 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti ajror në Nepal.
Një avion me 72 persona në bord i kompanisë Yeti Airlines është përplasur në tokë ndërsa po përpiqej të ulej në aeroport.
Avioni ishte nisur nga Katmanduja dhe u aksidentua gjatë uljes në aeroportin e Pokharas, në distriktin e Kaskit.
Autoritetet i kanë ende të paqarta shkaqet e këtij aksidentit, ndërkohë që bilanci i viktimave pritet të rritet dhe më tej.
KOHA JONË SONDAZH

