Aksident ajror, vdes një nga gratë më të pasura të Rusisë

Një nga gratë më të pasura të Rusisë, bashkëpronare e “Grupit S7”, Natalia Fileva, vdiq të dielën në një aksident avioni në Gjermani. “Fileva, 55 vjeç, ishte në bordin e një avioni “Epic LT”, me një motor, me gjashtë vende, i cili u rrëzua dhe u dogj në një fushë pasi iu afrua aeroportit të vogël në Egelsbach, një qytet në jugperëndim të Gjermanisë”, tha kompania ajrore në një e-mail.

Policia gjermane tha se kishte tre persona në aeroplan, përfshirë pilotin e fluturimit, i cili ishte me origjinë Franceze. Fillimisht u tha se dy pasagjerët besohej se ishin qytetarë rusë, por identifikimi i tyre zgjati për shkak të hetimeve.

Autoritetet gjermane të aviacionit po shqyrtojnë shkakun e rrëzimit të avionit. Egelsbach është rreth 10 kilometra në jug të Frankfurtit. “Forbes.ru”, e vlerësoi pasurinë e Filevës në 600 milionë dollarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekipi i “Grupit S7” shpreh ngushëllimet e sinqerta dhe të përzemërta për familjen dhe të dashurit e zonjës Fileva”, tha kompania në një deklaratë.
“Kujtimi i saj si një udhëheqëse frymëzuese dhe simpatike; një person i mrekullueshëm do të qëndrojë përgjithmonë në zemrat e të gjithë punonjësve të ‘Grupit S7’. Është një humbje e pariparueshme”, thuhet në deklaratën ngushëlluese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me një bazë në Aeroportin Domodedovo të Moskës, “S7” është pjesë e Aleancës Oneëorld dhe fluturon në 150 destinacione në 35 vende të ndryshme të botës.

The burnt out debris of a small aircraft lies on a field near the small airport of Egelsbach near Frankfurt, Germany, Sunday, March 31, 2019. The plane crashed when approaching the airport killing four people. (AP Photo/Michael Probst)

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?