Aksident i frikshëm me 50 automjete në Amerikë, të paktën 4 të vdekur (VIDEO)
Moti i keq, me temperatura të ulëta, dëborë dhe akull, ka përfshirë pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Këto kushte atmosferike janë bërë shkak për dhjetëra aksidente. Ngjarja më e rëndë ka ndodhur në Ohajo, ku të paktën 4 persona kanë humbur jetën si pasojë e një përplasje të tmerrshme të rreth 50 automjeteve.
Shumë persona mbetën të plagosur në këtë aksident masiv, ndërsa një operacion i madh dhe i vështirë u krye për të evakuuar personat e bllokuar në rrugë.
Autostrada u bllokua për të paktën 7 orë, ndërsa autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimet me makinë gjatë kësaj periudhe.

KOHA JONË SONDAZH

