Aksidenti tragjik! Kompania e trenave: S’jemi përgjegjës, por do dëmshpërblejmë familjarët e viktimave
Familjarët e viktimave të shkaktuar nga përplasja e trenave në Greqi, do të marrin 42 mijë euro dëmshpërblim paradhënie nga kompania e trenit “Hellenic Train”.
”Familjarëve të pasagjerëve të ndjerë paradhënie prej 42.000 euro. Për pasagjerët e lënduar, pavarësisht nga ashpërsia e dëmtimit, një paradhënie prej (a) 5000 euro nëse në datën e këtij njoftimi nuk janë shtruar në ndonjë spital apo klinikë dhe (b) 10000 euro nëse në datën e me këtë njoftim ata qëndrojnë të shtruar në çdo spital apo klinikë dhe me qëllim plotësimin e nevojave financiare imediate”,-thuhet në deklaratë.
Familjeve të të vdekurve, të lënduarve dhe pasagjerëve të tjerë të trenit fatal do t’u jepet dëmshpërblim prej 300 euro për bagazhet e tyre. Hellenic Train javën e kaluar ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka njoftuar se nuk do të aktivizojë përjashtimin për pagesën e dëmshpërblimit për viktimat e tragjedisë hekurudhore në Larisa.
KOHA JONË SONDAZH

