Akt makabër, një grua fshehu trupin e pajetë të nënës 2 vite në frigorifer. Ja pse
Një ngjarje makabër është shënuar në Çikago të SHBA-së. Një grua akuzohet se ka mbajtur trupin e pajetë të nënës së saj në një frigorifer për gati dy vjet, ndërsa vetë jetonte në një apartament aty pranë.
Eva Bratcher u akuzua në Gjykatë për fshehjen e vdekjes së nënës së saj 96-vjeçare dhe falsifikim të kartës së saj të identitetit. Trupi i Regina Michalski u zbulua këtë javë brenda një frigoriferi në garazhin pranë banesës së vajzës së saj.
Hetuesit besojnë se ajo vdiq në Mars të 2021-it ndërsa shkaku i vërtetë do të zbulohet pas ekspertizave mjekësore që duan kohë pasi trupi është totalisht i ngrirë.
Eva është dënuar më parë për falsifikim dokumentesh dhe hetuesit kanë dyshime se ajo po përfitonte nga sigurimet shoqërore të nënës së ndjerë duke mos e deklaruar të vdekur.
KOHA JONË SONDAZH

