FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Akuzat për krime lufte, ‘burg përjetë’ për kasapin e Ballkanit

Ratko Mlladiç

Gjykata e Hagës ka kërkuar burgim të përjetshëm për ish gjeneralin e Jugosllavisë Ratko Mlladiç, të njohur si ‘kasapi i Ballkanit”,

74-vjeçari akuzohet për genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, gjatë luftës në Bosnjë në vitet 1992 dhe 1995.

Prokurori i çështjes, Alan Tieger ka deklaruar se do të ishte një fyerje për viktimat, për familjarët e tyre ,por edhe për drejtësinë nëse do të kërkohej një dënim më i lehtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas akuzës, Mladic ka urdhëruar vrasjet gjatë luftës së Bosnjes ku humbën jetën mbi 1 mijë persona dhe mbetën të pastrehë më shumë se 2 milion të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kasapi i Ballkanit akuzohet se i ka ndërmarrë këto veprime me synimin për të realizuar një spastrim etnik dhe për të pasur një shtet etnikisht të pastër të populluar vetëm nga serbët.

Ai akuzohet edhe se ka urdhëruar masakrën e Serbenicës, ku u vranë më shumë se 8732 mysliman boshnjak.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?