Amerikanët “tregojnë dhëmbët”, fillojnë stërvitjen në detin e Kinës Jugore

Dy luftanije amerikane kanë mbërritur në Detin e Kinës Jugore për të bërë një stërvitje të përbashkët. Zona është një pikë e nxehtë në marrëdhëniet e Kinës me fqinjët dhe me amerikanët.

Luftëanija Theodore Roosevelt dhe ajo Nimitz “kryen një mori stërvitjesh ushtarake që synojnë rritjen e ndërveprimit si dhe aftësimin e mëtejshëm të komandës dhe kontrollit”, tha të martën marina amerikane.

Në Pekin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Ëang Ëenbin tha se lëvizjet e shpeshta nga anijet luftarake dhe avionët amerikanë në Detin e Kinës Jugore, që ishin një “shfaqje e forcës” nuk ishin të favorshme për paqen dhe stabilitetin rajonal.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kina do të vazhdojë të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri sovranitetin dhe sigurinë kombëtare dhe të punojë me vendet në rajon për të mbrojtur në mënyrë të vendosur paqen dhe stabilitetin në Detin e Kinës Jugore,” tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ushtrimi I forcave ushtarake amerikane vjen disa ditë pasi Kina dënoi lundrimin e destrojerit amerikan John McCain pranë Ishujve Paracel, të cilët kontrollohen nga Kinezët. Kjo zonë ka një rëndësi të madhe për tregtinë ndërkombëtare, përmes së cilës kalojnë rreth 5.3 trilionë dollarë mallra. Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë pretendimet territoriale të Kinës në rajon, duke e akuzuar atë për militarizimin e Detit të Kinës Jugore dhe përpjekjen për të frikësuar fqinjët si Malajzia, Filipinet dhe Vietnamin.

Ky është misioni i parë që ndërmerret nga marina amerikane që kur Presidenti Joe Biden mori detyrën .

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?