“Anadolu Agency vazhdon të ndriçojë botën”

Mutanoğlu: AA është një burim shumë i rëndësishëm i informacioneve nga Evropa, Azia dhe Lindja e Mesme.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Anadolu Agency (AA), Metin Mutanoğlu, në një fjalim të mbajtur në Antalya me rastin e programit të “Trajnimit ndërkombëtar të mediave”, ka deklaruar se AA vazhdon të ndriçojë botën me punën e saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Në trajnimin e organizuar nga TRT, marrin pjesë 130 persona nga 44 vende të botës dhe organizohet në zonën turistike të Belek-ut në Antalya.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mutanoğlu e nisi fjalën e tij duke u shprehur: “Të gjithë jemi bijë të kësaj hapësire gjeografike. Dhimbjet, historia, shpresat dhe çdo gjë tjetër i kemi të përbashkëta. Kur ngrihemi dhe shohim njëri-tjetrin, do të vëmë re se ngjajmë edhe në pamje”, tha Mutanoğlu, dhe duke vënë në dukje se vendet e rajonit në krahasim me ato perëndimore kanë mbetur prapa. Ai ka theksuar se gazetarët kanë një rol shumë të rëndësishëm në këtë drejtim.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Çfarë përgjegjësie kemi? Për shembull, nëse do të krahasoni veten tuaj me një gazetar në perëndim do të shikoni një ndryshim të tillë. Gazetari perëndimor i shikon të gjitha zhvillimet si një perëndimor. Domethënë ai edhe hapësirën gjeografike tonën e shikon si një perëndimor, ndërsa ne nuk e shikojmë si të tillë. Sepse ne jemi fëmijë të kësaj gjeografie. Kemi historitë tona, këngët, gjuhet dhe traditat tona. Nëse ne do të informojmë në mënyrë të drejtë opinionin tonë, atëherë mund të ndikojmë në rimëkëmbjen e vendit tonë. Në këtë prizëm kemi shumë përgjegjësi”, tha ai.

Duke shpjeguar një video të shfaqur për Anadolu Agency, Mutanoğlu tha se kjo agjenci lajmesh me mijëra heronj të heshtur, vazhdon të ndriçojnë botën. Duke vënë në dukje se Turqia me njërën anë të saj është në Azi dhe me tjetrën në Evropë, Mutanoğlu në vijim ka thënë se AA është një burim shumë i rëndësishëm i informacioneve nga Evropa, Azia dhe Lindja e Mesme.

“Në 5 vitet e fundit të paktën 600 mijë njerëz humbën jetën në Siri. Është duke u përjetuar një tragjedi njerëzore e vërtetë”, tha Mutanoğlu duke iu referuar ngjarjeve në Siri dhe më pas tha se AA ndjek nga afër problematika të mëdha në këtë rajon, si organizata terroriste DEASH, po ashtu edhe probleme të tjera nga Krimeja deri në Evropë.

Duke shtuar se vitin e kaluar janë përjetuar shumë tragjedi njerëzore dhe duke vënë në dukje këtu rastet e vdekjeve në Detin Egje, Mutanoğlu tha se duke qenë në një pjesë gjeografike të mbushur me kaos, luftëra dhe tragjedi njerëzore AA është një burim shumë i madh lajmesh dhe se momentalisht në një hapësirë të tillë prodhon lajme.

Ndërkohë duke folur për rezolutën e Parlamentit Evropian (PE) në lidhje me Turqinë, Mutanoğlu u shpreh: “Normalisht që ky vendim nuk ka ndonjë domethënie për Turqinë. Ky është një sugjerim, por mes Evropës dhe Turqisë ka një krizë. Shkaku i kësaj krize është se ata akuzojnë Turqinë për të drejtat e njeriut. Ndërsa ne themi krejtësisht të kundërtën. Kriza më e madhe e Turqisë ishte tentativa për grusht shteti më 15 korrik. Ishim në buzë të greminës dhe në fillim të një kaosi të madh. Në saje të vendosmërisë së popullit tonë arritëm të dalim nga ajo. Veçanërisht në lidhje me këtë mendojmë që BE-ja e ka lënë vetëm Turqinë. Pasi që ditën e parë vendet e BE-së u dukën sikur ishin të zhgënjyer. Ne këtë e kuptojmë shumë qartë. Në të kundërtën ata akuzojnë Turqinë tashmë për antidemokraci. Ndërkohë që duhet ta ndihmojnë në këtë pikë ata ndjekin një politik kundër. Nëse e shohim nga vlerat e tyre demokratike kuptojmë qartë që BE-ja po përjeton një krizë të madhe.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?