Ankaraja dhe Stambolli “braktisin” Erdogan

Partia e Presidentit turk Erdogan në zgjedhjet lokale të se dielës ka humbur në kryqytetin Ankara dhe në Stamboll, duke i dhënë një goditje sundimit të tij 16 vjeçar.

Edhe pse Aleanca Popullore e udhëhequr nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim fitoi më shumë se 51% të votave kundrejt Aleancës së Kombit, Erdogan humbi bastionet kryesore.

Ekerem Imamoglu nga opozita fitoi Stambollin me 48.79% kundrejt Binali Yildirim me 48.51%.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zgjedhjet, konsiderohen një vendim mbi sundimin e Erdogan, ndërkohë që vendi po pëson një rënie ekonomike. Ndërkohë monedha vendase ka humbur vlerën kohët e fundit dhe ekonomia ka hyrë në recension gjatë tre muajve të fundit të 2018.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?