FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arrestohet bosi i mafias kalabreze, gjashtë vite në arrati

Policia italiane ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, bosin e mafias Kalabreze Ndragheta, Marcello Pesce, kreu i klanit mafioz Rosarno, një nga klanet më të fuqishme të Ndraghetas.

I shpallur në kërkim prej vitit 2010, Marcello Pesci, u arrestua rreth orës 05:00 të mëngjesit, ndërsa prej disa kohësh fshihej në një apartament në qëndër të komunës së Rosarnos në provincën e Rexhio Kalabrias.

I konsideruar një nga bosët më të rëndësishëm të mafias kalabreze, Marcello Pesce i datëlindjes 1964, i njohur me nofkën “u ballerinu” administronte aktivitetin e klanit të mafias kalabreze në trafikimin e tonelatave me drogë nga Europa drejt Italisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bosi mafioz ishte shpallur në kërkim që prej 26 prillit të vitit 2010,  kur kish mundur t’i shpëtonte operacionit policor  “all inside” falë një sms të mbërritur në telefonin e tij pak minuta para se forcat e policisë të ndërhynin për ta arrestuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marcello Pesce ishte i dënuar në mungesë me 16 vjet e 8 muaj burg me akuzën e organizmit e pjesëmarrjes në aktivitet mafioz e trafik ndërkombëtar droge.

Në momentin e arrestimit ai ishte i paarmatosur e nuk ka bërë asnjë rezistencë ndaj forcave të policisë. Bashkë me bosin mafioz  janë arrestuar dhe dy persona babë e bir, që ishin në apartamentin e tij.

Ministri i Brendshëm italian Anxhelino Alfano pas këtij operacioni të policisë është shprehur se “sot është një ditë e bukur për Italinë. Një i kërkuar ndërkombëtar prej 6 vitesh e mjaft i rrezikshëm është arrestuar. Drejtësia  u krye.”

/Oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?