Arrestohet djali i “El Chapos”, shpërthen dhuna në Meksikë

Pas lajmeve se djali i mbretit famëkeq meksikan të drogës “El Chapo” është arrestuar, dhuna ka shpërthyer sërish në veri-perëndim të Meksikës. Mediat lokale pretendojnë se arrestimi i Ovidio Guzmán-López ndodhi në qytetin Culiacán në shtetin Sinaloa gjatë natës.

Në qytet janë raportuar të shtëna me armë dhe sulme me makina. Kryebashkiaku Juan de Dios Gamez, konfirmoi në Twitter se forcat e armatosura federale kanë kryer një operacion në Culiacán që nga agimi i së enjtes dhe se kjo ka shkaktuar dhunë në qytet dhe pjesë të tjera të shtetit.

Aeroporti lokal është mbyllur përkohësisht dhe organi i qeverisjes vendore që mbikëqyr arsimin njoftoi në mediat sociale se “mësimdhënia dhe aktivitetet e tjera administrative” ishin pezulluar në Culiacán. Forcat meksikane të sigurisë kishin arrestuar më parë Guzmán-López në vitin 2019, por e liruan atë për të shmangur kërcënimin e dhunës nga mbështetësit e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?