FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Assad: Fitorja në Alepo, hap i madh drejt fundit të luftës civile

Presidenti sirian Bashar al-Assad ka thënë se një fitore për ushtrinë e tij në Alepo do të ishte një “hap i madh” duke i dhënë fund luftës civile pesë-vjeçare, shkruan BBC.

Por ai shtoi se mposhtja e grupeve rebele në qytetin verior nuk do të përfundonte konfliktin.

Ai tha se shanset për armëpushim “praktikisht nuk ekzsitojnë në këtë moment. “Amerikanët, sidomos, insistojnë në armëpushim, sepse agjentët e tyre terroristë janë tani në situatë të vështirë”, tha Assad.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai e përshkroi Alepon si “shpresën e fundit” të rebelëve dhe mbështetësve të tyre, pas “dështimeve në betejat në Damsak dhe Homs”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Derisa grupet rebele dhe fuqitë perëndimore  Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania, Italia, Franca dhe Kanadaja  përsëritën thirrjet për armëpushim në Alepo, duke paralajmëruar për katastrofë humanitare atje, Damasku dhe Moska insistuan që rebelët të pajtohen për të lënë qytetin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?