Atentati ndaj kryeministrit sllovak, ministri i Brendshëm: Ngjarje e motivuar politikisht

”Përpjekja për vrasjen e kryeministrit Robert Fico është e motivuar politikisht”, tha ministri i Brendshëm i Sllovakisë, duke shtuar se informacioni bazohet në intervista fillestare me të dyshuarin.

“Kjo tentativë për vrasje ishte e motivuar politikisht dhe i dyshuari mori vendimin për ta bërë atë menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale”, tha ministri Matush Šutaj Eštok në një konferencë shtypi jashtë spitalit në Banska Bystrica, ku po trajtohet kryeministri.

“Është e qartë se kjo ishte e motivuar politikisht”, tha Ministri i mbrojtjes Robert Kaliňák, duke folur së bashku me Eštok. Kaliňák tha se Fico “pësoi lëndime të shumta”, por nuk dha asnjë detaj kur gazetarët pyetën nëse kryeministri u qëllua në stomak.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?