Australia do njoh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit

Australia po mendon që të njohë Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Lajmin e bëri të ditur kryeministri australian, Scott Morrison.

Ai tha se “Australia mbetet e angazhuar për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez”. Morrison shtoi se do të konsultohet me kabinetin e tij dhe kombet e tjera përpara se të merrte ndonjë vendim.

Kundërshtarët politikë të Morrisonit thanë se kjo deklaratë ishte “mashtrim për vota” përpara zgjedhjeve. Ambasada e SHBA u zhvendos nga Tel Avivi në Jeruzalem, në maj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?