Austria ofron udhëtime falas me tren, por kusht që të bësh tatuazh

Ju mund të keni dëgjuar shprehjen në anglisht “there are no bad ideas”, që do të thotë”nuk ka ide të këqija”.

Por kjo ishte e vlefshme përpara se ministri i klimës i Austrisë të miratonte një fushatë për t’u dhënë njerëzve një vit transport publik falas nëse ata bënin tatuazh në trupin e tyre logon e kartës hekurudhore.

Reagimi ishte i shpejtë, raporton Salzburger Nachrichten, pasi pjesëmarrësit e festivalit muzikor u ftuan ta kthenin mishin e tyre në një “simbol” të përhershëm për Klimaticket (“Bileta e klimës”), e cila zakonisht kushton pak më shumë se 1000 euro për udhëtime të pakufizuara me hekurudhë, autobus, tramvaj dhe metro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo përkthehet në rreth 1080 dollarë – ose, dy deri në pesë trajtime për heqjen e tatuazheve me lazer.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KlimaTicket (@klimaticket)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?