Autobusi me turistë del nga rruga, 15 të vdekur e 27 të plagosur në Bullgari (FOTO)

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë u plagosën pasi një autobus doli nga rruga në Sofje të Bullgarisë.

Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të shtune në zonën midis Leskov Dol dhe Svoge, rreth 2 km larg Sofjes dhe mediat raportojnë se autobusi ishte me turistë.

Numri i viktimave dhe të plagosurve u konfirmua nga Ministri i Shëndetësisë Kiril Ananiev.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas informatave fillestare, autobusi po lëvizte me shpejtësi të lartë, ndërsa edhe kushtet atmosferike nuk janë të përshtatshme për shkak të reshjeve të shiut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?